Kryeministri Sali Berisha deklaron se për ndërtimin e Petroliferës janë shpenzuar plot 55 milion euro, kjo dhe për gjigantin sipas kryeministrit pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Në këtë vepër është përdorur teknologjia e fundit dhe gjithçka është e monitoruar nga Ministria e Mjedisit.

Sali Berisha: “Duhet të falënderoj presidentin e kompanisë Ottolenghi për mirëkuptimin, vendosmërinë për të ndërtuar këtë vepër madhështore të energjetikës këtu në këtë zonë, e cila ishte tërësisht e dominuar nga karburanti i kalciumit, nga soda kaustike dhe disa derivate thellësisht toksike siç është mërkuri, të cilat po i kapsulën në mënyrë të mrekullueshme.”

Por duket se Petrolifera është vetëm një pjesë e këtij investimi gjigant në portin e Vlorës. Një tjetër projekt më i madh në Mesdhe do të jetë ai i ndërtimit të një porti kontejnerësh për ndërtimin e të cilit është ofruar një kompani angleze.

Kryeministri ka përgënjeshtruar dhe disa artikuj gazetash, të cilat flasin për shitjen e rërës shqiptare një firme italiane.

Ai e ka cilësuar këto trillime të fansave të skupave. Dy rrugë qendrore në Selenicë të Vlorës janë përurimi i radhës në infrastrukturë.

Qeveria ka investuar rreth 1.2 milion dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së munguar në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani