Kreu demokrat Berisha pas premtimit të djeshëm se do të bisedojë me gazetarët për ndryshimet në qeverinë Meta, sot dha një konferencë për shtyp.

“Dje, qeveria Meta 1 ndërroi jetë pas një periudhe 8 mujore të një kusarie të shfrenuar.”

Lideri demokrat Berisha tha më tej se Meta u mjaftua me fjalën “impuls i ri” për këto ndryshime. Sipas Berishës, Kryeministri Meta ka shtënë në dorë gjithë tenderat e vendit dhe e ka cilësuar sot si fillimin e një paranoje faktin se Kryeministri Meta emëron ministra njerëzit që kanë punuar në zyrat e tij.

“Çfarë të kujton historia e Ndre Legisit? Të gjithëve sëbashku na kujton koshin me rrush të Nastradinit. Edhe Legisin pasi e nxorën njëherë si të paaftë tani e rikthejnë si impuls të ri sepse u pastrua nga rrezet e diellit. Po synohen të ngushëllohen dhe pak nostalgjikët e partisë duke vendosur Xhelilin e ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Hoqi Demetin për të marrë tenderat me një nga ujqërit e ri të korrupsionit që është Ilir Zela apo Imami që u largua për të bërë stazhin e Green Card-it në SHBA.”

Më tej Berisha bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen pasi e ka kthyer institucionin e ministrisë sipas tij në mësimore kusarie./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari