Lideri i demokratëve Sali Berisha ka refuzuar të japë dëshminë e tij mbi ngjarjen e rëndë të 14 Shtatorit kur u vra Azem Hajdari. Berisha ishte njoftuar zyrtarisht për të deklaruar nga prokurori i çeshtjes Sokol Stojani por megjithë pritjen e gjatë, kreu i Opozitës nuk është paraqitur në dyert e Prokurorisë së Tiranës.  Sipas prokurorëve , Berisha nuk ka lajmëruar për asnjë shkak që do të justifikonte mungesën e tij. Ndërkohë është konfirmuar se do të ishte hera e fundit që Berishës do ti drejtohej një thirrje zyrtare për të dëshmuar mbi çeshtjen Hajdari.

Pamje Partia Demokratike kryetari Sali Berisha, Prokuroria e Rrethit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili