Diagnostikimi dhe trajtimi i tumoreve përmes gjenetikës ishte në fokus të spitalit italian “Salus” në takimin e zhvilluar me specialistët e fushës shqiptare dhe të huaj. Për Shqipërinë hapet një kapitull i ri dhe tejet i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, falë ndërhyrjes në spitalin italian “Salus”.

Spitali italian “Salus”, organizoi një nga eventet shkencore më të rëndësishme të vitit, kushtuar inovacionit në trajtimin e kancerit përmes gjenetikës. Sipas onkologut italian Dr. Carmelo Pozzo ky është një kapitull shumë i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e tumoreve.

“Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse për Shqipërinë hapet një kapitull i ri dhe tejet i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, falë ndërhyrjes së Spitalit italian Salus. Identifikimi i disa biomarkuesve hap rrugën për të ashtuquajturën mjekësi të personalizuar, kjo do të thotë se çdo tumor trajtohet në mënyrë të përshtatur, bazuar jo vetëm në karakteristikat e pacientit, por edhe në veçoritë biologjike të vetë tumorit. Kjo është thelbësore, sepse jo vetëm rrit shkallën e mbijetesës dhe përmirëson efektivitetin e trajtimeve, por gjithashtu shton një “armë” shumë të fortë në luftën kundër kancerit, duke ulur njëkohësisht edhe “toksicitetin” e tyre. Pra, bëhet fjalë për terapi të personalizuara, të përshtatura për çdo tumor. Ky moment është shumë i rëndësishëm, pasi bota tani po lëviz në këtë drejtim, përfshirë edhe Shqipërinë fale Salus”, tha mjeku onkolog në spitalin Italian “Salus”, Dr. Carmelo Pozzo.

Në spitalin italian “Salus” ofrohen standardet më bashkëkohore për sa i përket onkologjisë se precizionit.

Në eventin shkencor më të rëndësisishem kushtuar inovacionit në trajtimin e kancerit përmes gjenetikës te organizuar nga spitali italian “Salus” morën pjesë ekspertë të shumtë të fushës.

Klan News

/tvklan.al