Vendet e G7-ës mblidhen sot, 15 qershor, në Evian të Francës ku përveç vendeve anëtare, pjesëmarrëse janë dhe disa shtete të ftuara, India, Brazili, Koreja e Jugut, Kenia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Lindja e Mesme dhe Ukraina.
Ky samit i ka paraprirë shqetësimeve të vendeve anëtare lidhur me çekuilibrat ekonomikë globalë si dhe konflikteve në Lindjen e Mesme dhe atij mes Rusisë dhe Ukrainës. Në Lindjen e Mesme, evropianët do ta përdorin samitin e G7-ës për të ofruar bashkëpunimin e tyre dhe për të siguruar lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, sapo të nënshkruhet marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur sot dëshirën për të zhvilluar një bisedë me presidentin e Amerikës Donald Trump, i cili ka mbërritur sot në Gjenevë dhe do të udhëtojë për në Evian. Ky i fundit përpara se të mbërrinte në Francë, kërcënoi të vendoste tarifa 100% për verën franceze nëse Parisi nuk e eliminonte taksën e saj mbi shërbimet dixhitale.
“Kjo taksë dixhitale u vendos nga evropianët, disa vende e kanë zbatuar atë dhe është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk janë Shtetet e Bashkuara që vendosin për të drejtat e evropianëve, as ato të francezëve. Tarifat nuk i sjellin dobi askujt, veçanërisht tarifat midis vendeve të G7”, paralajmëroi presidenti francez.
/tvklan.al












Botërori 2026 
