Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në Samitin e Procesit Brdo-Brioni, i cili do të mbahet më 8 Tetor 2024 në Tivat të Malit të Zi.

Mikpritësi i presidenteve të rajonit do të jetë kreu i shtetit malazez Jakov Milatovic.

Ata pritet të diskutojnë rreth zgjerimit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të plotë të shteteve ballkanike në BE.

Procesi Brdo-Brijuni është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nismë u lançua në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipović. Takimi i parë zyrtar në kuadër të Procesit Brdo-Brioni u mbajt në qytezën Brdo pri Kranju të Sllovenisë. 

Klan News