Kombëtarja shqiptare përballet me San Marinon, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë kërkojnë të vijojnë me një tjetër rezultat pozitiv dhe të synojnë ngjitjen në Ligën B.

Edhe statistikat në transfertë japin arsye për optimizëm. Kuqezinjtë kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe, të gjitha me rezultatin 0-1.

Përballë do të jetë San Marino, kombëtare modeste në letër, e cila vjen pas një humbjeje të rëndë 7-0 në shtëpi ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë i kanë fituar të katër ndeshjet e mëparshme ndaj San Marinos, me një bilanc prej 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.


FORMACIONET ZYRTARE

SAN MARINO: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli, Giocondi, G. Capicchioni, Mularoni, L. Capicchioni, Lazzari, Pancotti, Nanni.

SHQIPËRIA: Sherri; Sina, Gjimshiti, Ismajli, Sina; Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj.