Janë shitur të gjitha biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino – Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet më 29 shtator, në stadiumin e San Marinos, në orën 20:45.

Sektori i dedikuar për tifozerinë kuqezi në Tribunën SUD, i përcaktuar në platformën e shitjes si “Albania”, tashmë është plotësuar, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve shqiptarë për të ndjekur Kombëtaren edhe në këtë transfertë.

Më 29 shtator pritet që tifozët kuqezi të krijojnë një atmosferë të bukur dhe të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë sfidë të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se ndeshja San Marino-Shqipëri do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al