Mëngjesin e sotëm është mbytur në det një 73 – vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:48, në plazhin e ri të Sarandës, lagjia mr.4, afër portit. Viktima është Fejzo Goxharaj, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë.

Fillimisht Goxharaj është gjetur në ujë në gjendje të rëndë shënsetësore dhe më pas është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga sëmundja e diabetit dhe kishte probleme me tensionin. Ndërkohë policia vazhdon hetimet. /tvklan.al