Te Bayer Leverkusen nuk ka vetëm largime si ai i Florian Wirtz dhe Granit Xhakës, por edhe rinovime.

Patrik Schick vendosi të zgjasë deri më 30 qershor të 2030 qëndrimin e tij te kjo skuadër.

Drejtuesit e Leverkusenit vendosën të besojnë te sulmuesi çek, i cili ishte ndër lojtarët kyç të sukseseve të arritura sezonet e fundit, ku u fitua për herë të parë titulli kampion në Bundesliga 1.

Schick mbërriti te Bayer Leverkusen në verën e 2020-s, ku në 168 ndeshje ka shënuar 81 gola dhe ka dhënë 12 asiste.

Patrik Schick ishte përmendur gjatë ditëve të fundit si një emër në listën e dëshirave te Milani.

Tv Klan

/tvklan.al