Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë një vizitë në qytetin e Solingenit pas masakrës ku tre persona humbën jetën dhe u plagosën tetë të tjerë. Ngjarja e cila është kryer nga një anëtar i Shtetit Islamik, ka nxitur një debat politik mbi rregullat e azilit dhe dëbimit. Pas masakrës së fundjavës së kaluar Scholz u zotua se do të ulë numrin e emigrantëve të paligjshëm në Gjermani.

“Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata që nuk mund dhe nuk lejohen të qëndrojnë në Gjermani  dhe do të riatdhesohen dhe largohen nga vendi ynë”.

Autoritetet kishin planifikuar të dëbonin të dyshuarin për sulmin me thikë të së premtes, një 26-vjeçar sirian, në Bullgari vitin e kaluar, sipas mediave gjermane. Megjithatë, deportimi ishte i pasuksesshëm sepse autori nuk kishte qenë në qendrën e refugjatëve kur autoritetet dëshironin të merrnin këtë vendim.

I dyshuari u dorëzua vonë të shtunën dhe e pranoi krimin. Prokurorët thanë se “për shkak të bindjeve të tij radikale islamike” ai u përpoq të vriste sa më shumë njerëz që ai i konsideronte si jobesimtarë, duke i goditur me thikë në mënyrë të përsëritur.

Klan News