Reperi Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm seksual, i teti në një seri të ngritur kundër tij që nga nëntori 2023.

Ankesa e depozituar atij në Nju Jork nga ish-ylli i filmave për të rritur Adria English është i fundit nga disa padi të ngritura kundër yllit në muajt e fundit. Reperi ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për sulme seksuale dhe abuzime duke përfshirë edhe ato të fundit.

Adria English, një ish-aktore e filmave për të rritur, pretendon se Combs e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ftuarit në festat që ai organizonte, si dhe e ka bërë të konsumojë alkool dhe ekstazi.

“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye dhe pa asnjë prove” u shpreh avokati i tij Jonathan Davis në një deklaratë.

Problemet ligjore të Combs janë shtuar pas akuzave të bëra nga ish e dashura Cassandra “Cassie” Ventura në nëntor. Në fillim të këtij viti, ai kërkoi falje pasi dolën në dritë pamjet që e tregonin atë duke sulmuar Ventura në korridorin e një hoteli në vitin 2016. Ylli tani thuhet se është gjithashtu subjekt i një hetimi penal federal, sipas NBC News.

Klan News