Parlamenti, gjatë një seance maratone që zgjati rreth 14 orë, miratoi, mes debateve, 13 pikat e rendit të ditës me votat e mazhorancës.
Përveç pezullimit të Belinda Ballukut, debatet gjatë orëve të vona të natës gjeneruan edhe çështjen e integrimit, ku opozita akuzoi mazhorancën se ndryshoi drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, pasi udhëheqja ishte ekskluzive e opozitës.
Diskutime pati edhe për çështjen e Avokatit të Popullit, ku opozita kërkoi të zhbllokohet procesi dhe të zgjidhet avokati i ri.
Seanca plenare u mbyll rreth mesnatës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
