Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore, të zhvilluara në Uashington, së bashku me një delegacion të përbashkët nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.

Gjatë takimeve me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ekonomia shqiptare u vlerësua për ecurinë pozitive, të mbështetur nga rritja ekonomike, punësimi dhe pagat, ndërsa inflacioni mbetet i ulët me pritshmëri për kthim në objektiv gjatë vitit 2026.

Sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe likuid, me rritje të kreditimit dhe norma të ulëta interesi, duke mbështetur konsumin dhe investimet.

Megjithatë, pasiguritë globale, veçanërisht zhvillimet gjeopolitike dhe çmimet e energjisë, mbeten rreziqe për ekonominë. Ndërkombëtarët vlerësuan progresin e Shqipërisë dhe theksuan nevojën për politika të kujdesshme dhe bashkëpunim të mëtejshëm për stabilitet dhe integrim evropian.

Tv Klan

/tvklan.al