Ekonomia shqiptare vijon të ketë rritje pozitive solide, ku turizmi dhe rritja e konsumit kanë pasur një peshë të rëndësishme në këto zhvillime, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet, por problem mbetet inflacioni për shkak të presioneve të jashtme gjeopolitike.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore nënvizon se në fokus mbeten kushtet më të favorshme monetare dhe kthimi i inflacionit në objektiv.

Klan News

/tvklan.al