Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë tha se kursi i këmbimit të valutës ka qenë relativisht i qëndrueshëm në tre mujorin e tretë duke pasqyruar një nivel më të lartë blerje valutash.

Në konferencën për shtyp Sejko theksoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit në kontroll në terma të qëndrueshëm.

Guvernatori Sejko shpalli dhe vendimet e Këshillit sa i përket kritereve të reja për mikrokreditë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, si aftësia paguese dhe mosha e huamarrësve.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 1 janar 2025.

Klan News