Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Drejtoren e Qendrës së Ekselencës Financiare me seli në Lubjanë, Jana Repanšek.

Palët vlerësuan bashkëpunimin në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e njohurive, ndërsa diskutuan edhe për zgjerimin e mëtejshëm të tij, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes bankare.

Takimi shërbeu gjithashtu për koordinimin e qëndrimeve përpara mbledhjes vjetore të Bordit Drejtues të CEF-it, që do të mbahet më 22 qershor në Shkup.

Tv Klan

/tvklan.al