Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një takimi me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se, pavarësisht sfidave, ekonomia ka pasur një ecuri pozitive dhe se rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit dhe të pagave.
Sipas Sejkos, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit, inflacioni, borxhi i huaj dhe ai publik, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar, kanë ardhur në përmirësim.
Misioni i FMN-së vuri në dukje se inflacioni është ndikuar nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa pritjet inflacioniste kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.
Ndërsa Guvernatori theksoi se Banka mbetet e angazhuar t’i ofrojë ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv, duke ndjekur një përqasje të kushtëzuar nga informacioni i ri dhe duke adresuar pasiguritë mbi ecurinë e ekonomisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
