Policia: Droga vinte nga Republika Domenikane, do të shpërndahej në Europë

Policia greke në një operacion me DEA-n amerikane ka sekuestruar një sasi prej rreth 1.3 tonë kokainë në Agrinjo, pranë Patras. Sipas mediave greke raportohet se kokaina ka hyrë përmes portit privat të Katakolos dhe më pas është fshehur në një kompleks dhomash plazhi në fshatin Astakos, pranë qytetit të Agrinjos.

Drejtori i policisë së Atikës theksoi se sasia e drogës është nisur nga Republika Domenikane, me destinacion Greqinë dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë. Mes të arrestuarve, 6 janë shqiptarë. Kreu i kësaj organizate ishte Aleksandër Pema, i cili është arrestuar sëbashku me 5 persona të tjerë. Ata janë Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 pistoleta, një kallashnikov dhe disa automjete

Drejtuesit e policisë greke theksuan se aksioni vijon në disa qytete të Greqisë për të vënë në pranga personat e tjerë të përfshirë. Ndërkohë Televizioni Klan kërkoi informacion në Policinë Shqiptare, por pranë autoriteteve tona nuk ka mbërritur ende informacion nga homologët grekë.

Tv Klan