Policia e Pukës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike dhe kallëpe tritoli.

Në një njoftim për shtyp, bëhet me dije se janë sekuestruar 192 kg kanabis dhe 46 kallëpe lëndë plasëse me pesgë 48 kg.

Droga dhe eksplolizivi u gjetën në një banesë të pabanuar, por që ishte marrë në ruajtje nga Nikollë Kola 46 vjeç.

Ky i fundit u arrestua dhe akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. /

tvklan.al