Këngëtarja e njohur Selena Gomez dhe motra e saj e vogël, Gracie Teefey, 6 vjeçe, të veshura si princesha u shfaqën në premierën e filmit të animuar “Frozen 2” mbrëmjen e të enjtes në Hollywood, ku rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve. Videot dhe fotot e tyre nga tapeti i kuq u bënë virale në internet.

Në një postim në Instagram Gomez shkruante: “Shpresojë që tani jam zyrtarisht motra e madhe më e mirë…”

Filmi i animuar rikthehet këtë herë përsëri me princeshë Anën dhe mbretëresha Elsa bashkë me Kristof dhe Olaf, të cilët janë në kërkim të origjinës së fuqive të Elsës për të shpëtuar mbretërinë nga e keqja.

“Frozen 2” do të shfaqet në të gjitha kinematë botërore nga data 22 Nëntor. /tvklan.al