Senati amerikan miratoi një rezolutë që i kërkon Presidentit Donald Trump të ndalojë luftën në Iran ose të marrë miratimin e Kongresit. Është hera e parë që votohet një masë e tillë që nga hyrja në fuqi e ligjit për Rezolutat për Kompetencat e Luftës në vitin 1973.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër, e mbështetur edhe nga katër republikanë. Ajo mbetet simbolike dhe pa fuqi detyruese, ndaj vetë Donald Trump e quajti atë të parëndësishme në rrjetin social Truth.

Pikëpyetje të mëdha po ngrihen mbi zbatimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit. Presidenti amerikan pretendon se Teherani ka pranuar mbikëqyrje ndërkombëtare të pakufizuar për programin bërthamor, por Irani e mohon duke thënë se monitoruesit ende u nënshtrohen miratimeve parlamentare si më parë.

Përplasje ka edhe për Kanalin e Hormuzit. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk mund të vendosë tarifa në një rrugë ndërkombëtare ujore, megjithëse Teherani po negocion me Omanin për bashkëmenaxhim dhe vendosje taksash pas afatit 60-ditor, duke qenë se dy vendet ndajnë sovranitetin mbi ngushticë.

Tv Klan

/tvklan.al