Senegalit i është hequr titulli kampion i Afrikës, dy muaj pasi e fitoi atë në fushë.

Bordi i Apelit në Konfederatën Afrikane të Futbollit vendosi t’ia kalojë Marokut.

Shkak u bë braktisja e fushës për disa minuta nga ana e lojtarëve senegalezë, pas një penalltie të dhënë për përfaqësuesen marokene, që u humb nga Brahim Diaz.

Senegali u ndëshkua me humbje 3 – 0 në tavolinë, duke hedhur poshtë verdiktin e fushës.

Tv Klan

/tvklan.al