Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin jugor të Nisit për të protestuar për tragjedinë e Novi Sadit.

Mësuesit, fermerët dhe punëtorët e tjerë i janë bashkuar protestave që fillimisht u nisën nga studentët.

“Kjo është e rëndësishme për të gjithë Serbinë sepse të kthen shpresën. E dini, gjithçka fillon me të rinjtë. Të rinjtë janë këtu dhe të rinjtë do të qëndrojnë. Janë ata që po kërkojnë një jetë më të mirë dhe një vend më të mirë për të jetuar”, tha protestuesi Vuk Brankoviç.

Protestat pothuajse të përditshme që nga Nëntori kanë qenë më të mëdhatë ndër vite. Presidenti Aleksandër Vuçiç i ka përshkruar protestat si një përpjekje të orkestruar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Gjatë muajit Nëntor në Novi Sad u shemb streha e një stacion treni që mori jetën e 15 njerëzve. Qytetarët fajësojnë autoritetet duke thënë se çatia u shëmb pasi ishte ndërtuar dobët si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Klan News