Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë fundjavë në Serbi, ku raportohet të ketë pasur përplasje mes stafit të sigurimit të kryeministrit, Gjuro Macut dhe atyre të kabinetit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Lajmi është bërë i ditur nga një video e shpërndarë në rrjetin social “X” nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Sërgjan Milivojeviç. Bazuar në pamjet e kësaj videoje, aty pati edhe përplasje fizike dhe të shara mes rojeve të sigurisë së kryeministrit Macut dhe shoqëruesit të Suzana Vasiljeviç, këshilltare e presidentit të Serbisë Vuçiç.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Autostradën në drejtim të Nishit. Në video dëgjohet edhe këshilltarja e president serb teksa eskalon me gjuhën e saj brutale duke sharë keq si dhe shihet që dy nga rojet e sigurisë përplasen fizikisht.
Klan News