Sulmuesi i Romës, Donyell Malen, theu një rekord që zgjaste prej 10 vitesh në Serinë A italiane. Holandezi shënoi tripletë në ndeshjen e parë të kampionatit. Të fundit e kishte shënuar Carlos Bacca me fanellën e Milanit.
Roma bindi në start përballë Bologna-s, duke fituar 4-0, e udhëhequr nga reparti i sulmit. Paulo Dybala frymëzoi lojën me asistet e tij dhe Malen finalizoi aksionet. Goli i parë erdhi në minutën e 27-të.
Skuadra e Gasperinit dominoi gjithçka në të dytën, kur në harkun kohor të 10 minutave, Malen shënoi sërish 2 gola të tjerë për të mbyllur llogaritë e sfidës.
Në festën e golave mori pjesë edhe Nicolò Pisilli.
Lazio gjithashtu bëri detyrën në një transfertë të vështirë përballë Bologna-s. Pavarësisht se këta të fundit patën shumë raste për të shënuar, lëvizjen vendimtare e bënë bardhekaltrit me Frattesi.
Në këtë mënyrë, Seria A mbylli javën e parë të sezonit, ku të gjitha skuadrat e mëdha, si Interi, Juventusi, Milani dhe Napoli, bënë detyrën duke fituar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
