8 lojtarë janë nga Milan dhe Inter

Faza e parë e Serie A u mbyll fundjavën e kaluar dhe Eurosport ka publikuar formacionin ideal.

Mes tyre është edhe një surprizë, mesfushori me tipare sulmuese i Verona, Mattia Zaccagni. Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni, të dy lojtarë të rinj të Inter. Reshtimi është 3-4-3 ku spikasin lojtarë e Milan dhe Inter që janë 8 nga 11 të përzgjedhurit, duke parë ecurinë e deritanishme të këtyre skuadrave.

Nga skuadrat e tjera janë Henrikh Mkhitaryan i Roma dhe Cristiano Ronaldo i Juventus. Në sulmin perfekt të fazës së parë të Serie A bashkë me Ronaldo janë edhe Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku. Të 3 kanë shënuar 39 gola deri më tani dhe garojnë për këpucën e artë. 

Tv Klan