Në Aeroportin e Vlorës janë rikthyer këtë të hënë tensionet. Punonjësit e kompanisë “Mabco” të Behgjet Pacollit hynë në ambientet e aeroportit, por u përplasën me forcat e sigurisë dhe përfaqësuesit e kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

Këto janë momentet kur përfaqësues të kompanisë “Mabco” të Behgjet Pacollit përplasen me rojet e sigurisë në aeroportin e Vlorës.

Ata hynë në ambientet e aeroportit pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Pas hyrjes, ata janë përplasur edhe me përfaqësues të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

Përfaqësuesit e kompanisë “Mabco” thonë se do të rinisin tashmë punimet në aeroport, pikërisht në pjesën e terminalit. Për shkak të përplasjeve me ortakët, që prej datës 18 maj përfaqësuesit e kompanisë “Mabco” u ndaluan të hynin në mjediset e aeroportit, çka shkaktoi tensione mes palëve.

Tv Klan

/tvklan.al