Protestat në Francë vazhduan për të katërtën fundjavë radhazi, me pjesëmarrje më të ulët, por me disa episode dhune.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, të shtunën protestuan rreth 146,000 njerëz në mbarë vendin, nga të cilët 46,000 në Paris. Organizatorët dhe sindikatat pretenduan për një pjesëmarrje shumë më të lartë, duke vlerësuar se në protestë morën pjesë 250,000 vetë në të gjithë Francën dhe 75,000 në kryeqytet.
Mediat franceze raportuan se 70,000 policë dhe xhandarë u angazhuan në shkallë vendi për të ruajtur rendin dhe për të frenuar vandalizmin.
Në Paris, rreth 200 protestues sulmuan forcat e rendit, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, në Marsejë, dhuna u përshkallëzua kur protestuesit hodhën kapsula gazi lotsjellës drejt policëve që po përdornin të njëjtin mjet. Policia u kundërpërgjigj me shkopinj gome, ndërsa situata degjeneroi në përleshje kaotike në rrugë.
Kryeministri francez Sébastien Lekorny pritet të takohet të hënën me përfaqësues të sindikatave dhe të shoqatave të punëdhënësve për të diskutuar çështje të ndryshme që kanë nxitur protestat, përfshirë pagat dhe fuqinë blerëse të familjeve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 