Kolapsi i Manchester United nuk ka të ndalur në këtë sezon. Humbja 4-0 ndaj Crystal Palace ishte vetëm e radhës për skuadrën e Erik ten Hag, që në këtë edicion kërkon të shmangë turpin historik. E sigurtë është mungesa në Champions League kur kanë mbetur për tu zhvilluar edhe tre takime, ndërsa matematikisht janë në lojë për kualifikimin në Conference League.

Skenar që nuk pëlqehet as nga tifozi më besnik, pasi rekordet negative në këtë sezon nuk kanë fund. Për herë të parë në histori, “djajtë e kuq” kanë humbur 13 ndeshje në një sezon të vetëm. Në të gjitha garat, Manchester United ka pësuar 18 disfata, më së shumti përgjatë një edicioni që nga sezoni i largët 1977-1978.

Për më tepër, difektet në prapavijë janë të mëdha. Plot 81 gola të pësuar janë shifra më e lartë në historinë e klubit. Mbrojtja e United është e katërta më e keqe në 5 ligat kryesore të Europës, në kuotë të njëjtë me Salernitanën, tashmë e rënë në Serie B italiane. Më keq se këto momente janë vetëm klubet angleze, Uest Hem me 86 gola të pësuar, Luton Toën me 89 dhe Sheffild Junajtid me 105 gola të pësuar.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit, “djajtë e kuq” kanë shënuar fitoren e fundit në kampionat. Pavarësisht rekordeve negative, kjo ecuri nuk lëkund pozitat e trajnerit holandez, me drejtuesit që kanë besim tek projekti edhe për sezonin e ardhshëm.

Klan News