Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e fundit, në prag të duelit me Finlandën, i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, zhvilluan stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”.
Gazetari Gentjan Alinani, zbuloi në Klan News detaje nga përgatitjet për këtë sfidë.

Sipas tij, grupi ishte i plotë dhe trajneri duket se do të ketë të gjithë të gatshëm për sfidën.
Ditën e nesërme, Maran duhet të dërgojë në tribunë katër lojtarë, pasi UEFA lejon vetëm 23 futbollistë në listë.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45 dhe transmetohet në Tv Klan.

/tvklan.al