Të premten, albumi i ri. I pari pas 7 vitesh

Ka gati 2 vite që i ka dhënë fund lidhjes me Gerard Pique, por 11 vite martesë kanë lënë shumë gjurmë në zemrën e Shakirës.

Ylli i Popit Latin vendosi të hapë zemrën për prestigjiozen britanike The Times, ku rrëfeu për sakrificat që ajo ka bërë për të mbajtur gjallë martesën me ish-futbollistin spanjoll. 47-vjeçarja shprehet se mbajti pezull për shumë vite karrierën e saj muzikore, për t’iu bërë krah Pique në karrierën e tij.

Shakira dhe Pique u ndanë pas tradhtisë së këtij të fundit me modelen Kiara Çia Marti.

Megjithatë, këngëtarja kolumbiane shprehet se dhimbjen ka vendosur ta transformojë në krijimtari, duke nxjerrë albumin e saj të ri, pas gati 7 vitesh mungese në tregun muzikor.

Albumi i ri quhet “Gratë nuk qajnë” dhe frymëzimin e ka marrë pikërisht nga ndarja. Në njërin prej hiteve të titulluar “Ultima” i dërgon një mesazh të fundit Piqeu, ku i thotë se “me kalimin e kohës do pendohet dhe se një ditë do i trokasë në derë”. Albumi do të publikohet të premten.

Tv Klan