Bisedimet SHBA–Ukrainë të së dielës në Gjenevë që synojnë t’i japin fund luftës ruse konsiderohen si shumë produktive dhe të gjera në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh në Truth se nuk mund të besohet pa e parë, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur.
Në deklaratë thuhet se në planin e paqes të Donald Trumpit me 28 pika u bënë qartësime dhe rishikime që reflektojnë interesin e Ukrainës dhe krijojnë mekanizma përforcues për mbrojtjen e sigurisë së Ukrainës, në një plan afatgjatë. Ndër të tjera thuhet se plani garanton sovranitetin politik të Ukrainës, çka krijon paqartësi pasi plani i Trumpit i kërkon Kievit t’i bëjë Rusisë lëshime territoriale.
Ministri i jashtëm gjerman Johan Wadephul i quajti “sukses vendimtar” për Europën bisedimet e Gjenevës.
Për mediat gjermane, ai tha se në planin 28-pikësh u bënë korrigjime ku u hoq edhe ndalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në një videokonferencë me parlamentin e Suedisë se do të vazhdojë të bashkëpunojë për planin e paqes për të forcuar, jo dobësuar Ukrainën.
Kremlini tha se nuk ka marrë asnjë njoftim për zhvillimet në Gjenevë. Rusia ka paralajmëruar se nuk do të pranojë asnjë plan paqeje që nuk përfshin kushtet e saj: njohjen e aneksimeve dhe ndalimin e Ukrainës të anëtarësohet në NATO.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 