Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin pjesën më të madhe të stafit nga ambasada në Kubë pas disa sulmeve që kanë pësuar diplomatë amerikanë.

Sipas mediave amerikane, do të tërhiqet 60% e stafit ndërsa do të qëndrojë vetëm personeli i emergjencës.

Gjithashtu autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e vet që të mos udhëtojnë drejt Kubës për shkak të disa “sulmeve zanore” që kanë ndodhur në hotele. Më shumë se 20 persona të stafit diplomatik kanë raportuar probleme shëndetësore.

Ata kishin pësuar humbje të dëgjimit, goditje të lehtë në tru dhe marrjemendsh. Të paktën edhe dy shtetas kanadezë janë prekur nga simptoma të ngjashme. Nga ana tjetër, Kuba mohon përfshirjen në sulmet e raportuara.

Raportohet se Presidenti kuban Raul Castro i ka ofruar sigurimin e tij personal të ngarkuarit me punë në ambasadën amerikane në Havanë.

Në vitin 2015, SHBA rihapi ambasadën e saj në Kubë pas shumë viteve marrëdhënie të ngrira. Barack Obama ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Kubën që prej vitit 1928.

/tvklan.al