SHBA dominon olimpiadën e koshit vajzat amerikane marrin të artën për herë të shtatë radhazi

Ashtu siç pritej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë basketbollin në Lojërat Olimpike të Tokios. Pas meshkujve, ishte radha e femrave për të triumfuar në finalen e madhe, ku mposhtën pa shumë probleme vendasit e Japonisë.

Amerikanet dominuan totalisht mbi kundërshtarin, ku në tre periodat e para krijoi diferenca të frikshme, duke e mbyllur gjithë sfidën me shifrat 90-75. Griner dhe Uilson bënë diferencën në parket, me 49 pikë në total, ndërsa për japonezet shkëlqeu Takada me 17 pikë.

Një performancë fenomenale e amerikaneve, që fitojnë kështu medaljen e shtatë radhazi të artë në Lojërat Olimpike, duke treguar kështu dominimin në koshin e femrave.

Klan News