Shtetet e Bashkuara shënuan 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë mes fishekzjarreve dhe kushteve ekstreme të motit.
Disa aktivitete u anuluan për shkak të vapës përvëluese, kryesisht në Bregun Lindor, ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes stuhitë detyruan ndërprerje dhe evakuime të përkohshme në disa nga festimet.
Fjalimi i presidentit Donald Trump, i cili u shty disa orë për shkak të stuhisë, ishte i ngjashëm me ato të fushatës, i fokusuar në tema politike.
“Për dy shekuj e gjysmë, Republika jonë Amerikane ka qëndruar si arritja kurorëzuese e historisë njerëzore. Ky vend është shtëpia e lirisë. Toka e lirisë. Dhe ky është flamuri i kombit më të jashtëzakonshëm, më të pabesueshëm që ka ekzistuar ndonjëherë në faqen e Tokës.”
Trump vlerësoi arritjet amerikane si fitoret në luftë, uljen në Hënë dhe sistemin e qeverisjes amerikane në përgjithësi. Gjithashtu kritikoi ashpër komunizmin.
“Ne duam ta ndalojmë një kërcënim të tillë menjëherë dhe para se të fillojë. Është si një kancer – duhet ta eliminosh dhe duhet ta eliminosh shpejt.”
Në të kaluarën, presidenti amerikan i është referuar vazhdimisht kandidatëve demokratë të krahut të majtë si komunistë, megjithëse nuk e bëri këtë në mënyrë të qartë gjatë fjalimit.
Trump e mbylli fjalimin e tij duke e quajtur momentin vetëm agimin e epokës së artë të Amerikës, me fatin e saj të shkruar nga Zoti.
/tvklan.al












Botërori 2026 