Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri presion ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për nevojën që Izraeli të zhvillojë me shpejtësi një plan të fuqishëm të pasluftës për Gazën.

Mes të tjerash Blinken kërkoi që Izraeli të sigurojë që tensionet me Hezbollahun në kufirin verior të Izraelit të ulen në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej.

 “Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arritjes së një zgjidhjeje diplomatike që lejon familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi Departamenti i Shtetit.

Gallant gjatë vizitës në Uashington takoi gjithashtu edhe Amos Hochstein dhe Brett McGurk, ndihmës kryesorë të Presidentit Joe Biden, si dhe drejtorin e CIA-s Bill Burns. Udhëtimi i Gallant përkoi me një tjetër pikë të ulët në lidhjet midis qeverisë së Netanyahu dhe administratës Biden.

Javën e kaluar, Netanyahu akuzoi SHBA-në për ndalimin e armëve nga Izraeli  një akuzë që Uashingtoni e ka mohuar me zë të lartë, duke këmbëngulur se ka ndaluar vetëm një dërgesë për bomba për të cilat ishte e shqetësuar se Izraeli do t’i përdorte në qytetin në jug të Gazës, Rafah.

Ndërkaq Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi njëzëri se ushtria duhet të fillojë rekrutimin e burrave ultra-ortodoksë për shërbimin ushtarak, një vendim që mund të çojë në rënien e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu

Gjykata vendosi se sistemi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak të Izraelit zbatohet për ultra-ortodoksë si çdo qytetar tjetër. Sipas marrëveshjeve të vjetra, burrat ultra-ortodoksë janë përjashtuar, i cili është i detyrueshëm për shumicën e burrave dhe grave hebreje.

Këto përjashtime kanë qenë prej kohësh një burim zemërimi. Partitë ultra-ortodokse të fuqishme politikisht, partnerë kryesorë në koalicionin qeverisës të Netanyahut, kundërshtojnë çdo ndryshim në sistemin aktual. Nëse hyn në fuqi kjo mund të prishin koalicionin, duke shkaktuar kolapsin e qeverisë dhe duke çuar vendin në zgjedhje të reja.

Ndërkaq rreziku i lartë i urisë mbetet në Gaza pasi më shumë se 495,000 palestinezë po përjetojnë mungesë katastrofike të ushqimit. Sipas OKB-së asnjë ndihme nuk ka hyrë në Gaza për rreth 50 ditë.

Klan News