Zyrtarë të lartë iranianë dhe amerikanë zhvilluan rreth tre orë bisedime në OKB në Nju Jork të martën pavarësisht retorikës së zjarrtë të presidenit amerikan për të shkatërruar Republikën Islamike nëse konflikti nuk zgjidhet.

Takimi u ndërmjetësua nga Katari dhe përfshinte ministrin e jashtëm të Iranit Abbas Araghchi dhe të dërguarin e presidentit të SHBA Trump, Steve Witkoff i pari që nga prishja e armëpushimit të qershorit.

Witkoff tha se raundi kishte përfunduar me shpresën për rezultate konstruktive dhe premtuese ndërsa Irani përsëriti kërkesën që SHBA-të ti japin fund akteve të agresionit.

Një ditë më parë një zyrtar iranian tha se vendi i tij ishte i gatshëm të hapte ngushticën e Hormuzit brenda javës nëse SHBA-të ndërmarrin hapa për të lehtësuar presionin ushtarak dhe ekonomik.

Manovrimi diplomatik vjen në një kohë kur Trump përballet me presion në shumë fronte përfshirë rritjen e kostove të energjisë në vend, një konflikt rajonal në zgjerim dhe zgjedhjet e mesit të mandatit gjashtë javë larg që mund të riformësojnë pozicionin e tij politik.

Nëse bisedimet prodhojnë një marrëveshje ose lufta përshkallëzohet më tej, pasojat do të jenë globale në të dy rastet.

Në vijim të këtyre zhvillimeve çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet globale po ruajnë njëfarë lehtësimi.

Klan News

/tvklan.al