Pas kthimit të gjashtë prej trupave të pajetë të pengjeve izraelite nga Gaza, Izraeli është futur në kaos. Protestat masive dhe të dhunshme pushtuan Jerusalemin e Tel Avivin, ndërsa një grevë kombëtare e sindikatës kryesore u ndërpre me një vendim të posaçëm të gjykatës, duke mbështetur kërkesën e qeverisë, e cila e cilësonte si me prapavijë politike.

Mijëra vetë morën pjesën në funeralin e Hersh Goldberg-Polin, të një prej gjashtë pengjeve që u gjetën të vrarë nga ushtria izraelite në territorin e Gazës. Në ceremoninë e lamtumirës mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hercog, që kërkoi ndjesë në emër të Izraelit.

Si kundërpërgjigje të akuzave të Izraelit për vrasjen e 6 pengjeve, Hamasi tha se Tel Avivi nuk do armëpushim dhe shpërndau në rrjetet sociale videon, pikërisht atë të Hersh Goldberg Polin, ku i kërkon kryeministrit izraelit të kthejë në shtëpi pengjet dhe të mos i neglizhojë.

Sakaq situata më e fundit ka shqetësuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë e pengjeve të mbajtur peng janë edhe shtetas amerikanë. Presidenti Joe Biden i ka deklaruar mediave amerikane se ka një marrëveshje përfundimtare për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza është shumë afër.

Por se ai nuk beson se kryeministri izraelit po bën sa duhet për të siguruar një marrëveshje të tillë. SHBA së bashku me Egjiptin e Katarin po punojnë së bashku, e cila së shpejti do t’i paraqitet në mënyrë ultimative palëve.

Tv Klan