Kim: Për ne me rëndësi integrimi i Tiranës dhe Shkupit
Objektivit që synon nismës për Shengenin Ballkanik që synon lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve në rajonin tonë, duket se po i vijnë në ndihmë dhe SHBA.
Për të rritur sigurinë e kufijve, por dhe për të ndihmuar bizneset, SHBA përmes USAID-it ka akorduar për piken kufitare të Qafë Thanës pajisje skanuese dhe detektuese që do të përdoren nga doganierët e të 2 vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me vlerë 100 mijë dollare.
Ambasadorja Yuri Kim mendon se ndihma e SHBA e bën rajonin e Ballkanit më të sigurtë.
Ndërsa homologia e Kim, në Maqedoninë e Veriut shprehet e bindur se marrëveshja e nënshkruar mes 2 kryeministrave Rama e Zaev për krijimin e pikës së përbashkët doganore ndihmon në krijimin e ekonomive më të forta e më të qëndrueshme që lidh këto tregje me atë të BE.
Tv Klan