Virusi e zhyt në krizën më të rëndë ekonomike pas 73 vjetësh

Kriza e ekonomike për shkak të pandemisë nga koronavirusi ka goditur të gjitha vendet përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E cila kryeson listën e shteteve sa i përket numrit të të infektuarve, por edhe viktimave nga Covid-19.

Pasi bisedimet me demokratët e Kongresit ngecën, Presidenti Donal Trump ka deklaruar se ai do të lëshojë një urdhër ekzekutiv duke pezulluar taksat e pagave për të gjithë amerikanët deri në fund të këtij viti. Edhe pse për herë të parë, në tre javë ka pasur një rënie të kërkesave të reja të papunësisë, numri i amerikanëve që marrin përfitime të papunësisë mbetet ende i madh.

Gati 1.2 milionë amerikanë u bashkuan në linjën e papunësisë javën e kaluar, sipas të dhënave të lëshuara të enjten nga Departamenti i Punës. Kjo është ulur pak nga më shumë se 1.4 milionë kërkesa të reja që kanë qenë në 20 javët e fundit.

Kriza e zgjatur e shëndetit është duke shkaktuar një valë tjetër të pushimeve nga puna, këtë herë nga sektorët që nuk u ndikuan fillimisht nga urdhrat e mëparshëm të qëndrimit në shtëpi. Disa biznese gjithashtu po lënë pa punë punëtorët tani që ka përfunduar Programi i Qeverisë për Mbrojtjen e Pagave.

Numri i përgjithshëm i amerikanëve që marrin një lloj përfitimi si të papunë në muajin Korrik u rrit mbi 32 milionë. Por të gjithë ata që janë pa punë tashmë nuk marrin më pagesën prej 600 dollarësh në javë. Pasi efektet e vendimit skaduan javën e kaluar. Kongresi është i bllokuar dhe ende nuk dihet nëse do të zgjasë përfitimin dhe nëse po, me sa. Shumë ekonomistë thonë se pa atë ndihmë shtesë për familjet në vështirësi recesioni do të jetë më i keq.

Klan Plus