Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të qartë se strategjia e tij ndaj Iranit nuk parashikon dërgimin e trupave tokësore, por një asgjësim nga ajri dhe deti.
Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se ofensiva e përbashkët me Izraelin ka gjunjëzuar Teheranin në një kohë rekord.
“Ushtria e Shteteve të Bashkuara, së bashku me partnerët tanë të mrekullueshëm izraelitë, po vazhdon të shkatërrojë plotësisht armikun, shumë përpara parashikimeve. Ne po godasim kapacitetet e tyre të raketave dhe dronëve çdo orë. Sapo lëshojnë një raketë, brenda katër minutave lëshuesi goditet. Marina e tyre ka mbaruar, 24 anije në tri ditë. Nuk kanë më mbrojtje ajrore, komunikimet janë zhdukur. Tani ata po telefonojnë e thonë: ‘Si mund të bëjmë një marrëveshje?’. Unë u thashë se janë vonë.”
Kreu i Shtëpisë së Bardhë lëshoi një ultimatum të prerë për forcat e sigurisë në Iran, duke u oferuar një zgjedhje mes dorëzimit dhe asgjësimit.
“U bëj thirrje anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë, lini armët. Nëse qëndroni, do të vriteni. Ky është momenti të ktheni vendin tuaj. Ne do t’ju japim imunitet total, do të jeni të sigurt. Në të kundërt, përballeni me vdekje të garantuar. Gjithashtu, u bëjmë thirrje diplomatëve iranianë kudo në botë të kërkojnë azil dhe të na ndihmojnë të formojmë një Iran të ri dhe më të mirë.”
Sipas Trump, SHBA do të garantojë që kushdo që do të udhëheqë Iranin në të ardhmen, nuk do të përbëjë më kërcënim për Amerikën, Izraelin apo fqinjët si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara.
Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB ka refuzuar të komentojë deklaratat, ndërsa operacionet ushtarake vijojnë me intensitet të lartë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 