Pas 22 muajsh përfundon hetimi “Russiagate”, për dyshimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe lidhjet me Presidentin Donald Trump. Prokurori special Robert Mueller i dorëzoi të premten Departamentit të Drejtësisë raportin përfundimtar të hetimeve.

Asnjë akuzë e re nuk është dorëzuar nga Mueller, duke i vënë kapak një prej hetimeve më të përfolur të dekadave të fundit në Shtetet e Bashkuara, i konsideruar gjerësisht si një “Watergate 2”.

Kësisoj mundësia për një shkarkim të Presidentit Trump, vanitet gjithnjë e më shumë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk komentoi mbylljen e hetimeve, duke thënë se nuk di asgjë.

Trump e ka cilësuar shpesh hetimin e prokurorit Mueller si “gjueti shtrigash”. Më shumë se 25 milionë Dollarë është kostoja e “Russiagate”, që ka vënë në akuzë 37 persona. Pesë bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit janë dënuar me burg, mes tyre edhe avokati personal i Trump, Micheal Cohen.

Stafeta i kalon tashmë Prokurorit të Përgjithshëm, Uilliam Barr, i cili pritet t’i raportojë Kongresit rezultatet e hetimit.

Tv Klan