Sulmet ajrore amerikane shënjestruan portin e naftës Ras Isa të Jemenit duke vrarë të paktën 38 persona.

TV Al Masirah raportoi se sulmet plagosën 102 persona. Pamjet tregojnë shpërthime masive dhe dëme të shumta në infrastrukturë.

Komanda Qendrore e SHBA tha se sulmet ajrore kishin për qëllim të ndërpresin burimin e karburantit dhe të ardhurave të Houthis.

“Forcat amerikane ndërmorën veprime për të eliminuar karburantin për terroristët Houthi të mbështetur nga Irani”, thuhet në një deklaratë.

Sulmet ajrore amerikane goditën disa zona të ndryshme, por më së shumti ishin të përqendruara rreth objekteve portuale që kanë një rëndësi strategjike. Rreth 70 për qind e importeve të Jemenit dhe 80 për qind e ndihmës humanitare kalojnë nëpër portet e Ras Isa, Hodeidah dhe as-Salif.

Sulmi i SHBA-së shënon një nga më vdekjeprurësit që kur SHBA-ja nisi sulmet ajrore kundër Houthis në operacionin e saj më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme, që kur presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën në janar.

Në Mars sulmet amerikane në Jemen ndaj objektivave Houthi vranë më shumë se 50 njerëz. Nga ana tjetër, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem mëngjesin e së premtes pasi ushtria izraelite rrëzoi një predhë ishte lëshuar nga Jemeni.

Klan News