Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë të shtunë 250-vjetorin e Pavarësisë, ose çerekmijëvjeçarin e krijimit të saj. Ky jubile historik e gjen vendin si fuqinë më të madhe ushtarake dhe ekonomike të globit.
Në prag të festës, Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim të zjarrtë nga monumenti kombëtar “Mount Rushmore”, ku u përqendrua te mbrojtja e identitetit amerikan dhe sulmoi ashpër atë që ai e quajti një kërcënim të ri komunist brenda vendit.
“Një gjeneratë mbasi luftuam dhe fituam Luftën e Ftohtë kundër rrezikut të komunizmit, sot ka një rikthim të këtij kërcënimi në tokën tonë. Komunizmi është një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”.
Për 4 Korrikun, Trump ka premtuar në Uashington shfaqjen më të madhe të fishekzjarreve në histori me rreth 850 mijë rrufe dritash, shoqëruar me fluturime të qindra avionëve ushtarakë, pavarësisht valës së të nxehtit ekstrem. Festimet kanë kaluar kufijtë amerikanë; në Paris, Kulla Eiffel u ndriçua me mbishkrimin gjigant “USA 250”, si një homazh për aleancën historike mes dy vendeve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 