Presidenti amerikan, Donald Trump me gjigandët e teknologjisë kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, sipas së cilës kompanitë duhet të kenë kontrolle të brendshme për të identifikuar problemet gjatë trajnimit dhe përdorimit të modeleve të avancuara të AI, një ekip të posaçëm për të verifikuar zbatimin e këtyre kontrolleve, si dhe vlerësime të pavarura nga auditorë të jashtëm.
Dokumenti, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë, përcakton një seri kontrollesh që kompanitë angazhohen ti zbatojnë për të monitoruar sigurinë dhe mënyrën se si funksionojnë modelet e tyre, veçanërisht në fusha me rrezik të lartë si siguria kibernetike, bio-siguria dhe kërcënimet kimike.
Një tjetër element është mbikëqyrja nga një komitet i pavarur i bordeve drejtuese, i cili do të marrë raportet e ekipeve të kontrollit dhe auditorëve dhe do të ndjekë zgjidhjen e problemeve të konstatuara.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se kompanitë do të takohen rregullisht për të përcaktuar standarde dhe praktika të përbashkëta sigurie, ndërsa në të ardhmen këto masa mund të formalizohen edhe përmes ligjeve ose rregulloreve.
Mes nënshkruesve janë Donald Trump, Sundar Pichai i Google, Dario Amodei i Anthropic, Mark Zuckerberg i Meta-s, Greg Brockman i OpenAI dhe Elon Musk i xAI.
Musk tha se kompanitë do të angazhohen në monitorim të përbashkët dhe në një formë të “vlerësimit të detyrave të njëra-tjetrës”, me synimin për të rritur sigurinë e inteligjencës artificiale.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 