Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një reduktim të ndjeshëm të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.
Trump argumentoi se këto stërvitje janë të kushtueshme për Shtetet e Bashkuara dhe se i dërgojnë Phenianit një sinjal të papërshtatshëm dhe armiqësor.
“Duke pasur parasysh marrëdhënien time shumë të mirë me Kim Jong Un-in e Koresë së Veriut, nuk jam i kënaqur me faktin se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord prej kohësh për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Këto stërvitje jo vetëm që janë të kushtueshme, por gjithashtu përcjellin një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm. Prandaj, dhe duke qenë se është tepër vonë për t’i anuluar ato, e kam udhëzuar Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që t’i reduktojë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake!”
Megjithatë, Seuli ka bërë të qartë se stërvitja vjetore “Ulchi Freedom Shield” do të zhvillohet sipas planit. Në të pritet të marrin pjesë rreth 18 mijë trupa koreano-jugore, ndërsa në vend janë të dislokuar rreth 28 mijë e 500 ushtarakë amerikanë.
Ekspertët paralajmërojnë se reduktimi i stërvitjeve mund të dobësojë koordinimin ushtarak dhe parandalimin ndaj Koresë së Veriut, ndërsa përfitimet diplomatike mbeten të pasigurta.
Vendimi i Trump vjen pas testeve të fundit raketore të Phenianit dhe vetëm pak ditë pasi ai publikoi një fotografi të vjetër me Kim Jong Un, duke e cilësuar atë si një mik të mirë.
Ky vendim i Trump duket se vjen pasi Korea e Jugut nuk iu bashkua SHBA-ve në luftën që zhvilloi në Iran, duke mbajtur një rol asnjanës dhe larg përfshirjes direkte në konflikt.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 