Ushtria amerikane tha se kishte kryer një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, i pari në më shumë se dy muaj.

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara tha se dy persona u vranë gjatë këtij sulmi, ndërsa publikoi pamjet e anijes para se të ndodhte një shpërthim i madh.

Në deklaratën e tij, Komandanti i Përgjithshëm Francis L. Donovan përsëriti angazhimin e ushtrisë amerikane për të luftuar tregtinë e drogës.

Sulmi mendohet të jetë i pari që nga 21 qershori, ndërsa ushtria amerikane nuk e ka bërë të qartë pse u ndërprenë sulmet në Karaibe dhe Paqësorin Lindor.

Para pauzës dymujore, ushtria amerikane kishte shkatërruar të paktën 67 anije dhe kishte vrarë të paktën 221 persona që nga fillimi i fushatës “Operacioni Shigjeta Jugore” në shtator të vitit 2025.

Administrata e presidentit Trump i ka thënë Kongresit se Shtetet e Bashkuara janë në një “konflikt të armatosur” kundër karteleve të drogës.

Disa anëtarë të Kongresit, si dhe grupe të të drejtave të njeriut, kanë argumentuar se trafikantët e mundshëm të drogës duhet të përballen me ndjekje penale.

Klan News

/tvklan.al