SHBA-ja ka vendosur tarifa të reja për 60 partnerë tregtarë, me pretendimin se nuk arritën të ndalojnë punën e detyruar.

Tarifat, që variojnë nga 10% në 12.5%, godasin partnerët kryesorë ekonomikë, si Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Bashkimin Europian, Kanadanë, Japoninë dhe Indinë.

Ato hynë në fuqi të premten, ndërsa skadoi një tarifë e përkohshme prej 10% mbi mallrat e huaja e vendosur në fillim të këtij viti.

Sipas agjencisë Reuters, ky veprim e përshkallëzon më tej luftën globale tregtare, e rindezur nga Presidenti i SHBA-së DonaldTrump kur u kthye në detyrë vitin e kaluar.

Në fillim të këtij viti Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi se shumë prej tarifave të vendosura nën kompetencat e emergjencës ishin miratuar në mënyrë të paligjshme.

Presidenti që atëherë ka kërkuar mënyra të tjera për të ndjekur politikën e tij kryesore tregtare.

Klan News

/tvklan.al