Ushtria amerikane po përmbyll tërheqjen e saj përfundimtare nga Iraku pas më shumë se dy dekadash pranie ushtarake, duke i dhënë fund luftës më të përgjakshme të Shteteve të Bashkuara të shekullit të 21-të, ku humbën jetën mbi 4,500 ushtarakë amerikanë.
Të mërkurën, trupat e fundit amerikane do të largohen nga bazat e pakta të mbetura në Irak.
Largimi i trupave të koalicionit po festohet si një “fitore historike” nga Teherani dhe milicitë e tij aleate, të cilët fitojnë terren për të zgjeruar ndikimin e tyre politik e ushtarak në rajon, në një kohë përshkallëzimi të luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit.
Megjithatë, ekspertët irakianë të sigurisë dhe udhëheqësit kurdë paralajmërojnë se ky largim po krijon një vakum të rrezikshëm.
Pa mbështetjen e inteligjencës dhe dronëve amerikanë, ekziston frika se celulat e fjetura të organizatës terroriste të Shtetit Islamik mund të shfrytëzojnë rastin për t’u rigrupuar e për të ndërmarrë sulme të reja të përgjakshme. Të kërcënuar ndihen kryesisht minoritetet etnike si kurdët.
Tërheqja e dakordësuar në vitin 2024 po përmbyllet nga administrata e Presidentit Donald Trump, duke e lënë Irakun në një udhëkryq kritik gjeopolitik për garantimin e sovranitetit pa praninë e trupave të huaja.
/tvklan.al












Botërori 2026 